Conte: Mbështetje Shqipërisë për integrimin. Investitorët italianë kanë interes por duan garanci

Italia rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimit Europian. Nga Tirana, kryeministri Italian Giuseppe Conte tha se qeverika e tij do të luftojë për të marrë një “PO” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Megjtihatë, ai theksoi nevojën e marrjes së masave. Por vizita e kryeministri Italian në Shqipëri nuk kishte në fokus vetëm shprehjen e qendrimit pro vendit tonë por edhe ccështjen e bashkëpunimit ekonomik.
Në konferencën për medit, kryeministri theksoi nevojën që të forcohen më tej marrëdhëniet ekonomike. Investitorët italianë, sipas kryeministrit, kanë dëshirë të investojnë në Shqipëri por më parë duhen dhënë garanci në luftën kundër trafiqeve të paligjshme.
“Objektivi është që të tejkalojmë shifrën 2.5 miliardë të shkëmbimeve” theksoi ai.
Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur se shumë shpejt një kompani e madhe italiane e sektorit të naftës dhe gazit do të bashkëpunojë në Shqipëri.
Kryeministri shqiptar falenderoi Italinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin integrues.
SCAN
ERTV Live😊: Konferenca e përbashkët për shtyp me Kryeministrin italian Giuseppe Conte 🇦🇱🇮🇹
Posted by Edi Rama on Tuesday, October 15, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.