Coronavirusi: Pas Francës, Italia bëhet vend i dytë në Europë që izolon virusin
Studiuesit në Spitalin Spallanzani në Romë kanë izoluar me sukses koronavirusin, i cili është një hap i rëndësishëm drejt një vaksine dhe trajtimi, ka njoftuar Ministri Italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
“Izolimi i virusit do të thotë të kesh mundësinë për të studiuar, parë dhe kuptuar më mirë se çfarë mund të bëhet për të ndaluar përhapjen,” është shprehur Speranza për mediat.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai paraqiti “tre gratë italiane që izoluan koronavirusit”, duke shkruar: “Krenari për vendin tonë ”.
Sipas Roberto Speranza, është “një hap për të gjithë bashkësinë shkencore që do të përshpejtojë studimet mbi këtë sëmundje. Italia ka një nga shërbimet më të mira shëndetësore në botë dhe e ka provuar atë përsëri sot “.
Koronavirusi tashmë është izoluar në Kinë dhe më pas nga një ekip australian, si dhe nga studiues të Institutit Pasteur në Paris, të cilët kanë arritur të kultivojnë llojet e virusit.
Ndërkohë, Bashkimi Europian ka vendosur të shpenzojë 10 milion euro për kërkime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.