Covid-19 / Arrihet harta e plotë gjenetike e virusit SarsCoV2
Plotësimi i hartës së gjenomit të virusit SarsCov2 është një mjet i rëndësishëm për luftën kundër Covid-19 sepse identifikon të gjitha gjenet funksionale që përkthehen në proteina.
Harta gjithashtu lehtëson studimin e mutacioneve të reja që janë duke nxitur evolucionin e varianteve, në mënyrë që të kuptohet se cilat mund të ndihmojnë virusin për të shmangur mbrojtjen imune.
Rezultati është botuar në revistën Nature Communications nga grupi kërkimor i Manolis Kellis në Massachusetts Institute of Technology (MIT) në Cambridge, Shtetet e Bashkuara.
Rezultatet konfirmojnë që SarsCoV2 përmban gjashtë gjene koduese përveç pesë të njohura tashmë në të gjitha koronaviruset.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i studimit është ai i varianteve të virusit. Studiuesit analizuan mbi 1800 mutacione që u shfaqën në gjenomën SarsCoV2 dhe për secilin gjen ata vlerësuan se sa shpejt evoluoi në të kaluarën krahasuar me muajt e pandemisë. Rezultatet tregojnë se shumica e gjeneve kanë ruajtur të njëjtën shpejtësi të evolucionit, me disa përjashtime ndoshta për shkak të adaptimit ndaj strehuesit njerëzor. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.