Covid-19 dhe hapësirat e mbyllura / Kush janë rreziqet e vërteta?

Procesi i rihapjes së aktiviteteve tregtare dhe vendeve publike që po ndodh në disa vende evropiane, ndikohet nga mënyra e përhapjes së virusit SARS-CoV-2.
Infektimi në hapësira të hapura, siç tregohet nga disa studime të botuara së fundmi, ndodh rrallë dhe shanset ulen edhe më shumë nëse respektohen rregullat themelore të distancës shoqërore. Situata ndryshon dhe rreziqet rriten në ato vende ku duhet të hiqni maskën, siç janë baret, restorantet dhe palestrat.
Një model shkencor, i botuar nga gazeta Spanjolle “El Pais” në Tetor 2020, theksoi se si një takim midis gjashtë personave në një dhomë pa ajrosje është shumë i rrezikshëm, në prani të një personi me Covid-19.
E para është përdorimi i maskave, e dyta është ventilimi i dhomës dhe e treta është zvogëlimi i kohës së kaluar së bashku nga katër në dy orë. Pajtueshmëria me këto kushte ekspozon vetëm një pjesëmarrës ndaj rrezikut Covid, përdorimi i maskave (jo i mjaftueshëm në rast të ekspozimit të zgjatur) vë në rrezik katër nga pesë persona ndërsa mosrespektimi i të gjitha masave paraprake vë në rrezik të pesë pjesëmarrësit.
Shkaku i infeksioneve të mundshme është aerosoli. Mikro-pikat e emetuara kur flasim në mungesë të ventilimit, priren të ngopin një mjedis duke e bërë gjithnjë e më të dendur dhe duke u sjellë në të njëjtën mënyrë si tymi. Emetimi i pikave është shumë domethënës nëse bërtisni ose këndoni, por ekziston edhe nëse thjesht flisni. (InsideOver)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.