Covid-19/ Kancelarja Merkel: Numrat po stabilizohen por shumë ngadalë
“Numrat e infektimeve po stabilizohen. Por shumë ngadalë”. Ka qenë kjo deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel ku ka shprehur shqetësimin personal për ecurinë e pandemisë në Gjermani.
Këtë deklaratë, Merkel e bëri pak para takimit me presidentët e landeve gjermane, të thirrur për të analizuar efektet që kanë pasur shtrëngimet e deritanishme për frenimin e pandemisë në territorin federal.
ANSA raporton se pritet që kancelarja të kërkojë imponime të metejshme masash shtrënguese.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.