Covid-19 / Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson përfundon në spital
Boris Johnson ka kaluar natën në spital për t’iu nënshtruar testeve për simptoma “të vazhdueshme” të koronavirusit, pasi rezultoi pozitiv dhjetë ditë më parë.
Vendimi erdhi pas këshillave nga mjeku i tij dhe thuhet se është një “hap paraprak”, sipas një zëdhënësi të Downing Street.
Mjeku tha se: “Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.”
Johnson postoi një video në 27 Mars duke thënë se ai kishte rezultuar pozitiv ndaj virusin dhe po përjetonte “simptoma të buta”.
Më shumë se 47,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19 dhe rreth 5,000 njerëz kanë humbur jetën.
Në një fjalim të rrallë para publikut britanik, Mbretëresha njohu sfidën e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të fortë. (euronews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.