COVID-19, regjistrimi i diagnozës me Alibaba: Përgjigje në 20 sekonda (dhe saktësi 96%)
Nga Kina, po bëhet një hap i ri përpara në luftën kundër Koronavirusit: inxhinierët e Alibaba, gjigandit global të tregtisë elektronike, kanë arritur të zhvillojnë një sistem të veçantë të diagnostikimit të virusit të ri që kombinon shpejtësinë me efektivitetin falë inteligjencës artificiale. Lajmet, konfirmuar disa herë nga burime zyrtare, datojnë në mes të shkurtit, por teknologjia e re në spitalet kineze është futur zyrtarisht vetëm ditët e fundit. i pari ishte Spitali Qiboshan në Zhengzhou, provinca Henan, dhe të tjera u shtuan në Hubei, Anhui dhe Guangdong. Dhe nuk përjashtohet mundësia që në javët në vijim ajo të realizohet edhe në Itali (aktualisht vendi i katërt në botë për nga numri i infeksioneve).
Për shmangien e keqkuptimeve, duhet të theksohet se mjeti inovativ nuk gjurmon drejtpërdrejt Covid-19, por pneumoninë specifike që buron prej saj, duke e dalluar atë nga ato më të zakonshmet. Prandaj, ndryshe nga zbulimet e kryera me tampon rino-faringal, mund të ndihmojë “vetëm” nëse përdoret tek pacientët që paraqesin simptoma të një ashpërsie të caktuar (rreth 15% e totalit). Risia, pra, është e lidhur me analizën e CT të kompjuterizuar që mjekët bëjnë tek personat e infektuar të mundshëm. Kur në fakt zakonisht duhet nga pesë deri në pesëmbëdhjetë minuta për të krahasuar dhjetëra (ndonjëherë edhe qindra) imazhe, sistemi Alibaba është në gjendje të kryejë operacionin në vetëm 20 sekonda. Për më tepër, me një saktësi shumë të lartë 96%.
Nga ana tjetër, deri pak javë më parë krijesa e Jack Ma, dukej se nuk kishte të bënte shumë me inovacionin në sektorin e mjekësisë dhe shëndetësisë. Sidoqoftë, ishte e mjaftueshme për të trajnuar sistemet e tij të mësimit të makinerisë me të dhënat dhe imazhet e skanimeve të CT mbi 5.000 raste të konfirmuara për të siguruar që ata të mësonin të njihnin dhe raportonin infeksionet aktuale.
Alibaba nuk ishte e vetmja përpjekje e “bërë në Kinë” për të përdorur algoritme të ngjashme në përballje me raste të tilla si Koronavirusi. Është shenja që kufiri i ri global i teknologjisë ka hyrë tani në botën e kujdesit shëndetësor si një protagonist. Dy shembuj mbi të gjitha? Ilaçi i parë i krijuar ndonjëherë me inteligjencë artificiale, vetëm një muaj më parë, dhe fjalët e CEO të Google, Sundar Pichai, i cili në samitin e fundit të Davos e quajti inteligjencën artificiale “më të rëndësishme se zjarri dhe energjia elektrike”, si dhe “Ndoshta gjëja më revolucionare që ka punuar njerëzimi ndonjëherë.” (corriere)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.