Covid 19, Shtyhet fatkeqësia natyrore – Rakacolli: Nëse shtohet numri i infektimeve shtrëngojmë masat kufizuese
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar të martën propozimin e Qeverisë për shtyrjen për dy muaj të gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore. Vendimi u miratua gjatë mbledhjes online të Komisionit nga të gjithë dy deputetët me përjashtim të dy abstenimeve. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli argumentoi për deputetët se shtyrja është e nevojshme për shkak se specialistët kanë parashikuar që të ketë një rritje të të infektuarve gjatë 14 ditëve në vijim si pasojë e masave lehtësuese.
Sipas Zëvendësministres, gjendja e jashtëzakonshme do të jetë e nevojshme në rast se ekspertët vendosin që të shtrëngojnë masat e distancimit nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve.
Nga lirimi i masave specialistët presin që të ketë raste të shtuara duke qenë se një pjesë e të prekurve janë asimptomatik, prandaj këto masa do të jenë graduale. Duhet që të presim minimumi dy javë, tha Rakacolli, që të vlerësojmë nëse do ketë rritje ose jo, dhe nëse do ketë, që gjasat janë po, dhe që të kthehemi sërish aty. kjo do të na ndihmojë për të vazhduar që të kontrollojmë situatën.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri i Rindërtimit dhe përgjegjës për situatën e COVID-19, Arben Ahmetaj, i cili nënvizoi se zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë Natyrore do të shërbejë për mbajtjen në kontroll të të infektuarve dhe ndërhyrje të menjëhershme nëse është e nevojshme.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.