“Covid-19, strategji e qartë për vaksinimin”, Preza: Deri tani janë aplikuar 2413 vaksina. Qytetarët do informohen nga mjeku i familjes
Vaksinimi po kryhet sipas një strategjie të qartë, duke nisur me stafin mjekësor dhe së fundmi me të moshuarit dhe personelin kujdestar në shtëpitë e kujdesit shtetëror. Në një intervistë për televizionin SCAN specialistja pranë ISHP, Iria Preza, informon mbi shifrat e deritanishme të vaksinimeve teksa shton se janë aplikuar në total 2413 vaksina, 636 doza të dyta kryesisht staf mjekësor.
Specialistja e ISHP sqaroi dhe mënyrën se si do të informohen qytetarët për t’u vaksinuar përfshirë edhe ata që e kanë kaluar infesksionin.
Sipas Prezës, vaksinat e marra deri më tani kanë nuk kanë shfaqur efekte anësore të rënda , shenjat kanë qënë të zakonshme.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.