Covid-19, të enjten voton Kuvendi/ Shqyrtohen Aktet Normative, Deputetët do shpërndahen në galeri e llozha, diskutimet e reduktuara
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që të zhvillojë të hënën seancën e parë të Kuvendit që pas mbylljes për shkak të epidemisë Covid 19. Gjithësesi, punimet do të zhvillohen duke respektuar rregullat e distancimit. Shkak për të cilin deputetët do të vendosen nëpër llozhat dhe galerinë e sallës së Kuvendit.
Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020, të cilët parashikojnë zhvillimin e seancave plenare në datat 16, 23 dhe 30 prill.
Në këto seanca do të kenë prioritet shqyrtimi e miratimi i akteve normative me fuqinë e ligjit dhe i projektligjeve që kanë lidhje me pandeminë COVID-19.
Seancat do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh, dhe për tē zbatuar standartin e distancimit social.
Si masë tjetër sigurie, Konferenca ka vendosur që të pranishëm në ambjentet e Kuvendit të jenë vetëm kamerat e Radio Televizionit Shqiptar, i cili do të shpërndajë sinjalin për mediat e tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.