Covid-19 vuri në vështirësi bizneset – Denaj: Heqja e tatim-fitimit dhe TVSH-së do nxisë punësimin
Pandemia Covid-19 ka shkaktuar dëme të larta në ekonominë shqiptare, ku numri i individëve të dalë të papune rezulton në 87 mijë. Ministrja e Financave, Anila Denaj, në një dalje për mediat, ka konfirmuar shifrat e bëra publike nga TV SCAN.
Por përpos vështirësive me të cilat u përballën bizneset, Ministrja theksoi, se tashmë me dy lehtësitë kryesore të ndërmarra së fundmi për heqjen e tatim-fitimit dhe TVSH-së, dhe me aplikimin e tre skemave për nxitjen e punësimit, synohet përmirësim i ndjeshëm i situatës.
Ministrja Denaj priti në takim ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skender Raçica, ku u diskutuar për unfikimin e tregut të punës midis dy shteteve si dhe njohjen e anasjelltë të kontributve për përfitim pensioni.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.