“Covid” shkarkon një kryeministër! Pezullohet parlamenti
Presidenti i Tunizisë ka shkarkuar kryeministrin dhe pezulluar parlamentin pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin fundjavën që kaloi.
Situata e Covid ka krijuar vështirësi ekonomike dhe trazira sociale çka solli edhe protestat e dhunshme.
Presidenti Kais Saied, që ëshët zgjedhur në vitin 2019, njoftoi se do të ushtrojë kompetencat e tij.
Mbështetësit e tij shpërthyen në festime por kundërshtarët në parlament e kanë akuzuar se ka realizuar një grusht shteti.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.