COVID – Vetëm shtyrja e lojërave olimpike ka kushtuar rreth 1 miliardë dollarë
Organizatorët e lojërave në Tokyo kanë vlerësuar sa ka kushtuar shtyrja e Lojërave Olimpike të 2020.
Sipas Kyodo News, kjo shtyrje ka kushtuar rreth 960 milionë dollarë (100 miliardë jen).
Mediat japoneze kanë raportuar gjithashtu se kostoja totale e shtyrjes së lojërave për një vit mund të shkojë në 200 miliardë jen.
Buxheti i fundit zyrtar i dhënë nga komiteti organizues në Dhjetor 2019, muaj para se Lojërat të shtyheshin për shkak të pandemisë Covid-19, ishte 12.6 miliardë dollarë.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se ata presin të paguajnë 800 milionë dollarë në kosto shtesë nga vonesa, por organizatorët me bazë në Japoni nuk kanë dhënë një shifër specifike.
Komiteti organizues Tokyo 2020 pritet të shpall zyrtarisht një buxhet të rregulluar para fundit të vitit.
Burimi origjinal: CNBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.