Ç’po ndodh me tregun e naftës? Pritet shkurtimi i prodhimit me miliona fuçi, Rusia nuk është dakord

Nafta mbahet nën 47 dollarë për fuçi në bursat e Nju Jork, ndërsa OPEC ra dakord për një ndërprerje të madhe në prodhim; dakordësi që ende pret mbështetjen e Rusisë dhe aleatëve të tjerë jashtë anëtarësisë së OPEC.
Dakordësia e OPEC parashikon uljen e prodhimit me 1.5 milion-fuçi-në ditë. Lidhur me këtë, Ministri i Energjisë rus, Alexander Novak, të mërkurën nuk ka pranuar të miratojë një veprim të tillë dhe nuk do t’u rikthehet bisedimeve deri të premten.
“Është një shkurtim i madh dhe një surprizë, nuk prisnim që ata të binin dakord për një gjë të atillë.” tha Jens Pedersen, analist në Danske Bank.
“Shkurtimi nga tregu i 1.5 milion-fuçive në ditë do të përfshijë Rusinë dhe aleatët e tjerë që s’janë pjesë e OPEC.”, tha një prej delegatëve, duke kërkuar që të mos emërohej sepse bisedimet ishin private. Por Novak u largua nga Vjena të mërkurën pa mbështetur një propozim të tillë, në vend që të preferonte të ruante nivelet e tanishme të prodhimit.
Novak dhe ministrat nga aleatët jashtë OPEC do të jenë të premten në kryeqytetin austriak për të diskutuar një marrëveshje.
Ndërkohë Goldman Sachs Group Inc. paralajmëron një goditje të konsiderueshme në konsumin e naftës këtë vit për shkak të coronavirus.
DOSTI BANUSHI – SCAN
BURIMI: BLOOMBERG
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.