Credins Bank, pranë familjeve në nevojë. Shpërndahen pako ushqimore me rastin e festës së Kurban Bajramit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Credins Bank në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe” ka udhëtuar drejtë Cërrikut për t’ju gjenduar pranë familjeve më në nevojë nëpërmjet ndihmave ushqimore dhe të tjera.
Ne këtë dite te veçantë për të gjithë besimtarët mysliman por dhe për të gjithë Shqiptaret, Credins Bank me nismën e saj solli gëzim në çdo familje në nevojë në këtë zonë, por edhe në shumë familje të disa rrethinave të Tiranës. Sipas këshillueses së klientit të Credins Bank, dega Elbasan Rodinela Palloshi, kjo nuk është hera e parë që ndërmerren nisma të tilla.
“Zgjodhëm zonën e Cërrikut së bashku me Fundjavë Ndryshe për të çuar pako ushqimore që edhe ata si çdo familje të festojnë këtë ditë që është Festa e Bajramit. Banak Credins bashkë me shumë institucione kombëtare bashkëpunojnë dhe solidarizohen për ti ardhur në ndihmë shumë familjeve në nevojë. Ajo bën takime të shpeshta dhe merr iniciativën për të shpërndarë pako ushqimore dhe ndihma të thjeshta.”
Gjendja e vështirë ekonomike i ka privuar këto familje nga festimet
Ata shprehen të kënaqur për mbështetjen dhe nuk kanë ngurruar të bëjnë falënderime, pasi tashmë si gjithë të tjerët edhe ata mund të festojnë
Credins Bank ka bashkëpunuar vazhdimisht me institucione të ndryshme kombëtare, duke ju ardhur në ndihme familjeve te varfra, ne zona te ndryshme te Shqipërisë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.