Credins Bank, tur në universitetet publike dhe jopublike për të mësuar rreth sfidave studentore

Në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale, “Credins Bank” ka nisur një tur në universitetet publike dhe jopublikë të vendit, për të mësuar më shumë rreth sfidave studentore dhe për të propozuar zgjidhjet financiare që ofron banka.
E përditshmja studentore është dinamike; programet mësimore janë sfiduese; format e reja bashkëkohore të leksioneve, seminareve, workshopeve nxisin shpirtin konkurues të të rinjve, imagjinatën e tyre, ambicien dhe dëshirën për sukses. Por bashkë me sfidën e programit akademik fillon edhe sfida e jetës së pavarur: menaxhimi i të ardhurave, shpenzimet për qira, konvikt, fatura për drita, ujë dhe ngrohje, internet, telefon, udhëtimet me shokët e miqtë e rinj, rregjistrimet në konferenca ndërkombëtare, argëtimi…
Në Credins Bank ne besojmë se studentët kanë shumë sfida. Dhe në morinë e sfidave të tyre, ne ju propozojmë partneritetin tonë për të lehtësuar pagesat, mirëmenaxhuar kohën, kapërcyer barrierat burokratike, për të siguruar avantazhe konkuruese me aksesin në financë.
Banka ka qenë e pranishme përmes eventeve në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, në atë të Vlorës “Ismail Qemali”, si edhe në Tiranë në UET dhe TBU në datat 6 Nëntor dhe 13 Nëntor. Kalendari parashikon aktivitete në datën 4 Dhjetor në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, si edhe në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë më datë 11 Dhjetor.
“Ne dëshirojmë të sigurojmë aksesin në shërbimet financiare për të gjithë të rinjtë pa asnjë lloj diskriminimi, edukim financiar, transparencë, shërbime financiare me teknologji të avancuar, njëlloj si çdo bashkëmoshatar kudo në botë!”, shkruan Credins Bank.
Për më shumë informacion dhe për të ndjekur aktivitetet në vijim mund të ndiqni bankën në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn dhe YouTube, si edhe në adresën zyrtare www.bankacredins.com
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.