Credins, bashkëpunim me UET – Në mbështetje të studentëve për tregun e punës
Credins Bank dhe Universitetin Europian të Tiranës në një tryezë të rrumbullakët për të diskuar mbi përmirësimin e kurrikulave të programit Master në Financë dhe Bankë për t’ia përshtatur ato kërkesave të kohës, kërkimit shkencor por dhe integrimit më organik të studentëve me kërkesat e tregut te punës.
“ E shohim bashkëpunimin me bizneset si një platformë afatgjatë. Synojmë ti përgatisim studentet tanë për tregun e punës dhe gjithë risitë e botës financiare e cila në vitet e fundit po zhvillohet shumë shpejt. Duam që studentët tanë të kenë mundësinë të kryejnë praktikat pranë këtyre institucioneve dhe bizneseve., por dhe të integrohen e të kenë mundësi punësimi,”, u shpreh Orkida Ilollari, drejtore e programeve master pranë UET.
Drejtuesit e Credins Bank , një pjesë e të cilëve japin një kontribut aktiv në sistemin akademik, prezantuan çështje të rëndësishme lidhur me pritshmëritë e sistemit bankar nga studentet e masterit.
U evidentuan mangësi të rëndësishme që lidhen me fushën e informatikës financiare, statistikave e analizës së riskut dhe u shpreh gatishmëria për të dhënë kontribut real qoftë përmes sugjerimeve për përmirësimet e programeve, leksioneve të hapura nga drejtues në Credins apo bashkëpunimit në temat e diplomave ku në vend të trajtimit teorik të problematikave, studentët të orientohen drejt çështjeve konkrete në fushën bankare që kërkojnë zgjidhjen e që në të ardhmen dhe mund të aplikohen brenda sistemit.
Ky bashkëpunim i shërben padyshim dhe kërkimit shkencor e përafrimit të tij me standardet ndërkombëtare.
Gjatë takimit u fol për Licencimin e Credins Bank si broker, një fushë shumë e rëndësishme në zhvillimin e tregut financiar, për të cilën
Universiteti është shumë i interesuar për ta përfshirë në programin e tij.
Presidenti i UET Adrian Civici , duke folur për organizimin së shpejti të Javës së Parasë u propozoi përfaqësuesve të Credins, të jenë pjesë e manifestim për edukimin financiar dhe bankar.
Në kushtet e transformimit dixhital të shërbimeve bankare, mund të ketë plotë tema me interes që mund të diskutohen.
Rritja e interaktivitetit të Bankës me Studentet u pa dhe në aspektin e shërbimeve bankare.
Credins bank ofron një paketë ekonomike shërbimesh për studentët që i ndihmon ata të përjetojnë eksperiencën e klientit, të kenë akses në shërbimet financiare, të jenë në pararojë të shërbimeve dixhitale përfshirë kartat contactless, internet banking, pagesat online të tarifave universitare e pagesave utilitare.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.