“Credins Dhuron” – Pas Fierit, ndihma të përmbyturve në Fushë – Krujë

Stafi i “Credins Bank”, në kuadër të nismës “Credins Dhuron”, i është gjendur pranë mbi 45 familjeve më të prekura nga përmbytjet në Fushë Krujë, duke dhuruar ndihma në shenjë solidariteti kryesisht ngrohëse dhe batanije . Qytetarët shprehen të kënaqur nga kjo nismë dhe falënderojnë stafin e bankës për këtë iniciativë.
“Faleminderit shumë nga Banka Credins, se njerëzit janë përmbytur jashtë mase. Gazetarja: Ju çfarë morët sot? Ja, morëm sot dy batanije, një ngrohëse.”
“Nuk kemi marrë kështu ndihma, vetëm hera e parë sot.”
“E kënaqur shumë, faleminderit shumë që na i kanë pru. Gazetarja: Ke marrë herë tjetër ndihma? Jo, jo asnjëherë jo, për Zotin.”
“Faleminderit për ndihmat se ishim mbyt deri këtu me ujë. Faleminderit!”
“Batanije, reflektor, ku di gjë unë… dhe një batanije tjetër. Gazetarja: Jeni i kënaqur? Faleminderit!”
“Faleminderit Bankës Credins, shumë faleminderit!”
Përgjegjësi i sektorit të marketingut pranë “Credins Bank”, Kleti Kaprata, u shpreh për televizionin SCAN se “Credins Bank” ka qenë dhe do të jetë pranë qytetarëve.
““Credins Dhuron” është një nismë që banka “Credins” ka ndërmarrë në kuadër të përmbytjeve që së fundmi kanë ndodhur në Shqipëri. Ne sot ndodhemi në Fushë – Krujë, në qytetin e Fushë – Krujës. Vijmë nga qyteti i Fierit, ku “Credins Bank” aty dhuroi për 100 familje kutia me ushqime. “Credins Bank” prej vitesh ndodhet në qytetin e Fushë -Krujës me një degë të bankës dhe absolutisht ne jemi përgjegjës që këtij komuniteti, përveç shërbimeve bankare, t’i mbështesim dhe në rast nevoje. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë punonjësit e bankës “Credins” të cilët kontribuan.”
Sipas Kapratës, kjo nismë ka filluar më 100 familje në Fier , në një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet dhe do të vazhdojë edhe më tej për qytetarët në nevojë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.