Credins, kredi me 0% interes. Marrëveshje me “Best Seller”, Sejdiraj: Klientët paguajnë vetëm vlerën e produkteve
Çdokush që dëshiron të mobilojë shtëpinë me produkte të kompanisë Best Seller, mund të përfitojë kredi me 0% interes nga Credins Bank. Analisti i kredisë pranë Credins Bank, Oliver Sejdiraj thotë se kjo mundësi ofrohet falë marrëveshjes së nënshkruar së fundmi, duke theksuar se çdokush që zgjedh të përfitojë nga kjo mundësi do të paguajë vetëm vlerën e produkteve, pa asnjë kosto shtesë.
“Një nga avantazhet është se kredimarrësi nuk paguan as komision disbursimi dhe as interes. Këto mbulohen nga kompania Best Seller. Praktikisht klienti paguan vetëm vlerën e produktit të cilin blen
Dokumentacioni që nevojitet për të përfituar është minimal, ndërkohë që edhe koha e miratimit të kredisë është tejet e shkurtër.
Dokumentacioni që nevojitet për këtë produkt është minimal, nevojitet vetëm një kartë identiteti, certifikatë familjare, vërtetim i pagës dhe fatura ne momentin e aplikimit të kredisë. Në momentin që dokumentacioni sillet në bankë koha e aprovimit të saj është shumë e shkurtër, praktikisht brenda 48 orësh klienti merr financimin e plotë tek Best Seller.
Për përfaqësuesit e kompanisë Best Seller, marrëveshja e arritur me Credins Bank është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë që në fillim të gjithë vlerën e produkteve, duke mos u limituar në blerje.
“Kjo marrëveshje ndihmon shumë klientët që nuk kanë mundësi të bëjnë blerje me pagesa “Cash” që i ofrojnë mundësinë të bëjnë blerje me këste me komision zero. Mendojmë se do jetë një gjë e mirë për të gjithë, duke qenë se është dhe fundvit dhe secili dëshiron të bëjë blerje të reja, gjë që na jep kënaqësi në fund të fundit për të shijuar edhe më mirë ambientet tona në shtëpi.” – u shpreh Nertila Shoraj.
Gjithashtu, menaxherja e Best Seller vlerëson kushtet e favorshme që Credins Bank ofron.
“Duke parë kushtet që ofron në drejtim të marrëdhënieve biznes-bankë, kushte janë të favorshme me pak burokraci, por edhe fleksibiliteti që ofron kjo bankë në proceset e kredimarrjes. Një klient e ka shumë të thjeshtë që një rezervim në Show-Room dhe shkon brenda ditës në një nga pikat e Bankës Credins dhe mbaron punë brenda ditës.”
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.