Credins, kredi me 0% interes. Marrëveshje me Emigres, Shima: Financimi mbulon gjithë vlerën e produkteve
Credins Bank vazhdon të zgjerojë rrjetin e bizneseve ku mund të blihen produkte me 0% interes, teksa së fundmi ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë Emigres. Analistja e kredisë, pranë Credins Bank Xhulja Shima thotë se financimi mbulon të gjithë vlerën e produktit, ndërkohë që dokumentacioni i kërkuar është minimal.
“Banka Credins i vlerëson lart klientët e saj. Produkti i fundit që kemi lancuar është kredia me 0% interes. Ky produkt shihet me shumë interes nga klientët tanë dhe konsumatorët. Financimi është në masën 100%% të vlerës së produktit bazuar në faturën që klienti do të paraqesë tek ne në momentin që paraqet interesin për të blerë pranë Emigres.
Si dhe dokumentacioni për këtë kredi është minimalist që do të thotë mjafton një kartë identiteti, certifikatë familjare, vërtetim i pagës dhe fatura ne momentin e aplikimit të kredisë.”
Çdokush që do të përfitojë nga kjo kredi nuk do të paguajë asnjë kosto shtesë përveç vlerës së produkteve, ndërkohë që mund ta ndajë shumën deri në 36 këste.
“Kjo i lehtëson klientët dhe i jep mundësi për të menaxhuar pjesën e pagesave mujore që ata dëshirojnë të bëjnë . Përsa i përket avantazheve që ka kjo kredi do të thotë që në fund të maturitetit do të paguajë vetëm vlerën e produktit dhe interesi dhe komisioni administrimit do paguhet nga Emigres. Gjithashtu banka ka kërkuar që të mos ketë edhe sigurim jete për këto produkte”
Ndërkaq, përfaqësuesit e Emigres shpjegojnë më në detaje sesi do të funksionojë blerja e produkteve me 0% interes pranë kësaj kompanie.
“Në rastin e një produkti që kushton 50 euro klienti do të marrë 500 euro kredi, do të paguajë vetëm kaq dhe pjesën e interesit e përballon Emigres. Në këtë rast ndihmojmë edhe klientët që nuk kanë likuiditet, ndërkohe ne si kompani rrisim shitjet tona.
Për të përfituar kredinë me 0% interes nuk është e nevojshme të jesh pagamarrësh pranë Credins Bank.
“Këtë kredi mund ta përfitojnë të gjithë individët me të ardhura nga paga, pagamarrës ose jo nga Credins dhe që janë të interesuar për të marrë produkte nga Emigres.”
Përfaqësuesi e Emigres vlerësojnë bashkëpunimin me Credins Bank, për shkak të kushteve që ofron edhe për bizneset.
“Credins Bank është një nga bankat që ofron kushtet më të mira në të gjitha bankat e nivelit të dytë. Për ne ka qenë një bashkëpunim shumë frytdhënës pasi edhe dokumentacioni ka qenë shumë minimal dhe kjo na ka ndihmuar që të kemi akoma edhe më shumë klientë. ”
Credins Bank thekson se në vijim, marrëveshje të ngjashme do të nënshkruhen edhe me kompani të tjera.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.