Credins modernizohet në Elbasan, gjithmonë e më pranë klientëve me teknologji dhe infrastrukturë
Credins është banka që kërkon të ecë me hapat e fundit të teknologjisë dhe inovacionit. Prej kohësh, Credins Bank ka përshtatur infrastrukturën e degëve të veta me atë më modernen, duke rimodeluar të paktën 17 degë të vetat në të gjithë Shqipërinë.
Dega e Elbasanit operon në këtë qytet prej më shumë se 15 vitesh, duke përmbushur me devotshmëri nevojat dhe kërkesat e klientëve. Së fundmi, kjo degë është bërë pjesë e projektit të modernizimit nga Credins, duke u kthyer në një nga degët më komode për klientët e saj.
Me një staf të dedikuar prej 12 vetash, Credins arrin të qëndrojë pranë afro 15 mijë klientëve, të cilët i përkasin jo vetëm qytetit të Elbasanit, por edhe zonave përreth. Për t’ju përgjigjur sa më shumë kërkesave të tyre, Credins Bank operon edhe në fundjavë, konkretisht ditën e shtunë, nga ora 9 e mëngjesit deri në 12.30 të drekës.
Që pas modernizimit, jo vetëm që qëndrimi në ambientet e bankës është bërë edhe më komod dhe i këndshëm, por është shtuar dhe shumëllojshmëria e shërbimeve dhe produkteve që ofrohen, të cilat së bashku me profesionalizmit nga ana e stafit, krijojnë një lidhje edhe më të fortë me klientët.
Ashtu sikurse në Elbasan, modernizimet kanë krijuar po të njëjtin efekt edhe në Korçë, Shkodër, Fushë- Krujë, apo në Vorë, duke mos u diferencuar nga degët e kryeqytetit. Credins Bank do të vazhdojë me implementimin e infrastrukturës moderne në të gjitha degët e veta, si dhe me projekte nga më inovative, me qëllim për të ecur paralelisht me hapat më të fundit të teknologjisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.