Credins modernizohet në Korçë- Gjithmonë e më pranë klientëve me infrastrukturë dhe teknologji

Credins Bank ka nisur prej kohësh projektin e modernizimit të ambienteve të veta. Në këtë projekt janë përfshirë 17 degë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilat janë rimodeluar nga e para. Së fundmi, pjesë e këtij projekti është bërë dhe dega Credins në qytetin e Korçës.
Kjo degë operon prej më shumë se 14 vite në qytet dhe është e pozicionuar në zemër të Korçës, duke qenë lehtësisht e aksesueshme dhe duke ofruar hapësirë parkimi për klientët. Stafi i dedikuar i Credins arrin t’i përkushtohet afro 9 mijë klientëve, të cilët i përkasin jo vetëm qytetit të Korçës, por edhe zonave të afërta, si Maliqi, Erseka, Devolli, Voskopoja, apo çdo qytezë tjetër e prefekturës së Korçës. Dega qëndron e hapur edhe ditën e shtunë, nga ora 9 e mëngjesit, deri në 13:00 të drekës.
Përpos degës së sapo-modernizuar, Credins Bank është e disponueshme 24 në 24 me dy shërbime të tjera Bankomat në Korçë, njëri pranë universitetit dhe tjetri pranë spitalit, me qëllim shkurtimin e distancave me klientët, për të qenë sa më pranë tyre. Rimodelimi i Credins Bank në Korçë ka mundësuar një qëndrim edhe më komod në ambientet e bankës, ka shkurtuar pritjen, ka shtuar prakticitetin në veprime, si dhe ka lehtësuar një shumëllojshmëri veprimesh bankare.
Ashtu sikurse në Korçë, Credins është modernizuar në Elbasan, në Vorë, në Shkodër, Fier apo Fushë- Krujë. Credins është banka që vazhdimisht merr iniciativa duke investuar në infrastrukturë, si modernizimi i degëve të saj, në projekte inovative, si banka lëvizëse, apo në programe interesante dhe bashkëkohore, si youarecredins. Projektet e Credins Bank janë një cikël i vazhueshëm, duke ecur paralelisht me hapat e teknologjinë, për t’u gjendur sa më pranë klientëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.