Çrregullim post Covid tek fëmijët dhe jo vetëm: Ngrënës të bezdisshëm!
Për disa mund të jetë e vështirë për të ngrënë ose pirë, sepse çdo gjë ka shije të keqe. Ekspertët sugjerojnë se infeksioni Covid mund të jetë duke i kthyer gjithnjë e më shumë fëmijët në ngrënës të bezdisshëm ose të çrregullt.
Kjo mund të jetë për shkak se ata vuajnë nga parosmia – një çrregullim ku njerëzit përjetojnë shtrembërime të çuditshme dhe shpesh të pakëndshme. Për shembull, çokollata mund të mbaj aromë si benzinë, ose dikush mund të nuhasë lakër të kalbur në vend të limonit.
Ekspertët e nuhatjes në University of East Anglia dhe Fifth Sense, shoqata bamirëse për njerëzit e prekur nga çrregullimet e nuhatjes dhe shijes, thonë se fëmijët në veçanti mund ta kenë të vështirë të hanë ushqime që dikur i donin.
Ata sugjerojnë gjithashtu që fëmijët dhe të rriturit duhet të marrin në konsideratë trajnimin e nuhatjes. Kjo përfshin nuhatjen e të paktën katër aromave të ndryshme – për shembull eukalipt, limon, trëndafil, kanellë, çokollatë, kafe ose livando – dy herë në ditë çdo ditë për disa muaj derisa të ndjejnë se janë ‘shëruar’ plotësisht. Bloomberg
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.