Çuçi për blegtorët: Shërbime falas në të gjithë vendin
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka bërë me dije në faqen e tij zyrtare se do të garantohet falas matrikullimi, vaksinimi dhe shërbimi veterinar në të gjithë vendin.
Këto shërbime do të ofrohen pa pagesë për t’u lehtësuar punën dhe veprimtarinë blegtorëve, ka bërë me dije ministri.
“Duke vendosur standarde në sektorin e blegtorisë forcojmë edhe sigurinë e ushqimit tonë”, shkruan Çuçi.
https://www.facebook.com/bledarcuci/videos/929977240741892
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.