Çuçi takim me përfaqësues të GIZ: Drejtimet kryesore për të parandaluar mbetjet detare

Zëvendës ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi ka realizuar takimin e parë së bashku me grupin teknik të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe përfaqësues të GIZ.
Sipas njoftimit, takimi u realizua në kuadër të planit të masave mbi parandalimin e mbetjeve detare për 3 vitet e ardhshme, të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Qeveria Gjermane.
Zv/ministrja tha se disa nga drejtimet kryesore i fokusit të grupit teknik janë intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, transpozimi i legjislacionit sipas BE-së, vendosja e një sistemi vlerësimi & monitorimi, zbatimi i masave pilot për parandalimin, ndërgjegjësimi për mbetjet detare.
Sipas njoftimit këto drejtime do të realizohen në bashkëpunim të ngushtë me sektorin e biznesit, akademikët dhe donatorët, gjatë planit 3 –vjeçar. Zv/ministrja tha se me këtë plan Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po vijon punën e saj për të përmbushur programin e qeverisë shqiptare, si dhe angazhimet që vendi ka marrë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.