“Cultural Studies in Business”- Event në kuadër të projektit Erasmus+ në Kolegjin Universitar Wisdom
Zhvillohet eventi i parë në kuadër të projektit Erasmus+, ‘Cultural Studies in Business’ në Kolegjin Universitar Wisdom në bashkëpunim me R&T group. Projektet K2 te Erasmus kanë në fokus ndërtimin e partneriteteve strategjike në fushën e arsimit te lartë. Ky projekt udhëhiqet nga Universititeti i Sapienzes ne Romë ku universitete nga 5 vende te ndryshme janë partner si: Kroacia, Portugalia, Maqedonia, Lituania dhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Kolegji Universitar Wisdom.
Në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar, rëndësi të veçantë iu dha sesionit në fushën e ekonomisë, i cili u fokusua në orientimin e aspektit kulturor në programin e studimit në fushën e ekonomisë. Zv.Rektori i Wisdom nëpërmjet televizionit SCAN foli për kontributin e rëndësishëm të projektit në arsim.
Konferenca u vlerësua mjaft edhe nga të pranishmit , me një tematikë e cila trajton aspektin kulturor ne sferën e ekonomisë
Drejtorja ekzekutive e institutit për kërkim dhe zhvillim pranë Kolegjit Universitar Wisdom tregon për pritshmëritë nga implementimi i këtij projekti.
Konferenca kishte pjesëmarrës kombëtar dhe ndërkombëtar të cilët paraqitën idetë e tyre si dhe një workshop me studentët dhe shoqërinë civile të cilët treguan interes për këtë projekt.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.