Danimarka ashpërson masat ndaj kriminelëve – Vendos t’i dëbojë në një ishull të braktisur

Danimarka është e vendosur që të dëbojë kriminelët e vendit dhe azilkërkuesit në një ishull të braktisur jashtë bregdetit të saj. Kjo politikë e re është pjesë e një projekt-marrëveshjeje buxhetore midis qeverisë dhe populistëve të krahut të djathtë të Partisë Popullore Daneze.
“Derisa të heqim dorë prej tyre, ne do i lëvizim ata në Lidnholm, në ishullin Stege Bay, ku ata do të jenë të detyruar të qendrojnë në qendrën e tyre të re ku do të jenë të pranishëm edhe forca policore”, deklaroi partia Popullore përmes një videoje të animuar.
Kjo e fundit është pritur me kritika nga radhët e politikanëve ndërsa e kanë cilësuar atë edhe raciste pasi shfaqet një person me ngjyrë teksa transportohet për në ishull. Ndërkohë, këtë plan e ka dënuar gjithashtu edhe kreu i Partisë Social Liberale, Morten Østergaard, sipas të cilit kjo do të krijojë shumë kosto.
Ndërsa, përmes një deklarate ministri i Danimarkës për Emigracionin dhe Integrimin, Inger Støjberg, tha se përmes kësaj iniciative politika dërgon një mesazh të qartë:
“Jam i kënaqur që ne kemi rënë dakord të krijojmë një qendër dalëse në ishullin e Linholm për kriminelët që aktualisht jetojnë në Qendrën e Shpërndarjes në Kærshovedgård. Ata janë të padëshiruar këtu dhe me qendrën e re në ishull, ne dërgojmë një sinjal se ata nuk kanë të ardhme në Danimarkë”, deklaroi ai.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.