Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që heq vaksinën AstraZeneca / “Shqetësuese mpirja e gjakut”
Danimarka është bërë vendi i parë në Evropë që braktis vaksinën COVID të AstraZeneca.
Vendimi u mor për shkak të lidhjes së vaksinës me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, tha agjencia shëndetësore e vendit.
Søren Brostrøm, drejtori i agjencisë, tha pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave favorizojnë përdorimin e AstraZeneca, fushata e vaksinave të Danimarkës do të vazhdojë pa të.
Në një deklaratë Brostrøm tha: “Në përgjithësi, ne duhet të themi se rezultatet tregojnë se ekziston një sinjal i vërtetë dhe serioz i efektit anësor nga AstraZeneca. Bazuar në një konsideratë të përgjithshme, ne kemi zgjedhur që të vazhdojmë programin e vaksinimit për të gjithë grupe pa këtë vaksinë “.
Rreth 150,000 njerëz kanë marrë tashmë vaksinën në Danimarkë dhe do t’ju ofrohet doza e dytë.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.