Danimarka nënshkruan marrëveshjen prej 15 milionë eurosh me Kosovën – Vendi nordik do të dërgojë 300 të burgosur në Gjilan

Autoritetet në Kopenhagë kanë bërë me dije se është nënshkruar një marrëveshje për dërgimin e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë për 15 milionë euro në vit.
Masa synon të lehtësojë mbipopullimin në burgjet daneze, të cilat tani janë në kapacitet të tepërt.
“Ne kemi nënshkruar tani një marrëveshje inovative që do të sigurojë kapacitet më të mirë në burgjet tona të mbipopulluara dhe do të lehtësojë presionin mbi oficerët tanë të burgjeve,” tha në një deklaratë Ministri i Drejtësisë Nick Haekkerup.
Të burgosurit që do të dërgohen në Kosovë janë të burgosur të huaj të cilët do të deportohen pas dënimit. Ata pritet të zhvendosen në një objekt në Gjilan, 50 kilometra nga kryeqyteti Prishtina në fillim të vitit 2023.
Vendi anëtar i BE-së kishte njoftuar më parë planet e tij për të marrë me qira qelitë e burgut në vendin e Ballkanit Perëndimor me rreth 2 milionë banorë në dhjetor.
Parlamentet e të dy vendeve ende duhet ta miratojnë projektin.
Vitin e kaluar, vendi i BE-së ka miratuar gjithashtu një ligj të diskutueshëm që lejon azilkërkuesit të transferohen jashtë vendit ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar.
“Me këtë marrëveshje, Danimarka po dërgon gjithashtu një sinjal të qartë për të huajt nga vendet e treta që janë dënuar me dëbim: e ardhmja juaj nuk është në Danimarkë, kështu që ju nuk duhet ta kryeni dënimin atje”, tha Haekkerup.
Popullsia e burgjeve në Danimarkë është rritur me 19% në më shumë se 4,000 midis 2015 dhe fillimit të 2021.
Në të njëjtën periudhë, numri i gardianëve të burgjeve në vend ra me 18%, sipas statistikave kombëtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.