Danimarka përjashton vaksinën “Johnson & Johnson”

Danimarka ka vendosur që të përjashtojë nga përdorimi në popullatë vaksinën e ‘Johnson & Johnson’. Vendimi motivohet nga shqetësimet e krijuara lidhur me efektet anësore që sjell kjo vaksinë e krijuar për të luftuar Covid.
Vendimi është komunikuar nga autoritetet mjekësore daneze, sipas të cilave, avantazhet e përdorimit të vaksinës nuk e tejkalojnë rrezikun për efektet anësore kundrejt atyre që marrin këtë vaksinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.