Danimarka synon ulje taksash – Do të reduktojë barrën më të madhe tatimore në botë

Qeveria e Danimarkës ka propozuar një serë reduktimesh tatimore që do të ndikojnë të gjithë grupet e të ardhurave, duke e bërë më të lirë kursimin drejt daljes në pension dhe do të reduktojë taksat për automjetet.
Koalicioni i qendrës së djathtë i Kryeministrit Lars Lokke Rasmussen, kërkon të reduktojë barrën tatimore të vendit me 3.7 miliardë dollarë, me masat e propozuara që do të përshtaten deri në 2025-ën.
Administrata deklaroi se do të monitorojë gjithashtu taksën e korporatave, për të siguruar konkurrueshmërinë e Danimarkës me partnerët tregtarë.
Danimarka ka barrën më të madhe tatimore në botë në raport me Produktin e Brendshëm Bruto. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e vlerësoi këtë normë në rreth 47% në vitin 2015, duke lënë pas Francën me 45.5% dhe Belgjikën me 44.8%.
Këto të ardhura përdoren nga Shteti për t’i siguruar danezëve akses të lirë në edukim, shëndetësi dhe kujdesin për fëmijët e të moshuarit.
Me propozimin e ri, barra tatimore pritet të bie në 44%, duke u pozicionur në vend të katërt.
“Është diçka e rëndësishme për ekonominë dhe për punëtorët danezë, të cilët do të mbajnë një nivel më të madh të të ardhurave të tyre”, tha ministri i Financave, Kristian Jensen.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.