Dasmat nënujore – Një eksperiencë ndryshe, unike dhe e paharrueshme

Dasma mund të jetë shumë më spektakolare brenda në ujë ku gjithçka është e lagur.
Nëse i doni krijesat e detit apo qoftë edhe nëse jeni thjesht fans i “The Little Mermaid”, kjo lloj mënyre për dasmën tuaj mund të jetë ndër eksperiencat më të bukura dhe unike.
Hotel “Metropole” në Monte Carlo është duke rifutur paketën e dasmave nënujore e cila është si një ekskursion zhytjesh me dëfrim të udhëzuar që përfshin edhe veshjet e zhytjeve port ë dizenjuara ashtu siç janë në një dasmë.
Nusja dhe dhëndri udhëhiqen nga Pierre Frolla, një kampion botëror për zhytjen e lirë. Ndërkohë të gjithë këtë ceremoni të ftuarit mund ta shikojnë të gjithë ceremoninë nga dhomat e tyre të hotelit në videolive ose të zgjedhin të veshin kostumet sëbashku me ju deh ta shijoni ceremoninë bashkërisht.
Pas martesës nënujore, të gjithë, çifti sëbashku me të ftuarit mund të shijojnë një koktej apo një drekë në plazh.
Gjithashtu, hoteli ofron një paketë për propozimesh, ku ju mund të propozoni njeriun tuaj të zemrës nën ujë dhe më pas të shijoni shampanjën dhe plazhin.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.