Data e lëshimit të iSO 11, karakteristikat kryesore dhe cilët iPhone mund ta kenë atë?

Lançimi i smartfonit më të ri nga Apple “iPhone 8” pritet të ketë prezantimin gjigand vetëm për pak javë. Ka shumë zëra të paverifikueshëm për dukjen e telefoni të ri, por diçka është e sigurt që bashkë me telefonin do të vijë edhe softueri më i fundit nga Apple, iSO11.
Në Qershor ku u mbajt konferenca vjetore e Apple, Ceo-t më të mëdhenj të kompanisë thanë që iSO 11 do të ketë shumë veçori të reja, duke përfshirë “Apple Pay” ku mund të blini nga telefoni juaj, po ashtu do të ketë të ridizenjuar edhe qendrën e kontrollit.
Pritet akoma konfirmimi nga Apple për datën e lëshimit të iOS 11, por mendohet të shfaqet në Shtator dhe do të jetë tipari kryesor i iPhone 8.
iPhone 5 dhe iPhone 5c nuk do të jenë në gjendje të marrin iOS 11.
IOS 11 do të jetë i disponueshëm në të gjitha pajisjet nga iPhone 5s. Kur të vihet në dispozicion, thjesht shkoni te Settings -> General -> Update Software. Ja disa nga ndryshimet e Apple në dizajn.
Qendra e kontrollit
Emergjenca “SOS”
Përkthimi “Siri”
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.