Databazë online – Kryqi i Kuq bëhet me sistem të ri regjistrimi për vullnetarët
Kryqi i Kuq Shqiptar tashmë do të ketë një sistem të ri të regjistrimit të anëtarëve dhe vullnetarëve.
Kjo data baze është bërë e mundur nga Instituti Kanadez i Teknologjisë.
Presidenti i KKSH, Ylli Alushi është shprehur se ky dhurim do të ndikojë në rritjen e cilësisë së ruajtjes së të dhënave online për këtë shoqatë.
Sistemi i regjistrimit të të dhënave të anëtarëve dhe të vullnetarëve është një risi për vetë Kryqin e Kuq, që do të mundësojë jo vetëm transparencën por lehtësimin e ruajtjes së të dhënave për vetë shoqatën.
Entela Bajramaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.