Davos, Rama takohet me Tsipras: Në fokus progresi i bërë deri më tani
Davos – Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen? Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë ????
Posted by Edi Rama on Thursday, January 25, 2018
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras, të cilët të dy ndodhen në forumin ekonomik të Davosit. Nëpërmjet një statusi në facebook Rama shkruar së takimi është për të diskutuar rreth progresit të bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh.
“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen”, shkruan Rama.
Gjithashtu sipas Ramës objekti i përbashkët i këtij takimi është finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.
Të dy kryeministrat shoqëroheshin nga Ministrat e Jashtëm, Bushati e Kotzias.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.