Debate për koncesionin – Deputetet, jo shtyrjes së afatit për shfrytëzimin e bakrit

Kërkesa për shtyrjen e afatit kohor me 12 vjet për shfrytëzimin e nxjerrjes së bakrit nuk është pranuar nga deputetë e Komisionit parlamentar të Çështjeve Ligjore.
Kjo kërkesa është paraqitur nga zyrtarë të Ministrisë së Energjetikës, të cilët kanë paraqitur argumentet mbi të cilin është kërkuar kjo shtyrje afati, si tejkalimi i vlerës së investimit dhe nxjerrjes së masës të bakrit.
Por ky arsyetim është kundërshtuar nga deputetët, sipas të cilëve, rinegocimi i marrëveshjes së koncesionit duhet të bëhet me kushtet dhe legjislacionin aktual.
Komisioni nuk e miratoi këtë draft, pasi nuk kishte kuorumin e nevojshëm, ndërkohë që kërkuan informacion shtesë.
Sipas relacionit që shoqëron draftin, marrëveshja e koncesionit është lidhur në vitin 2001 dhe tashmë kanë kaluar rreth 15 vite nga momenti kur koncensioni i formës “BOT”, iu dha shoqërisë turke “Ber-Oner” për disa objekte të industrisë së bakrit dhe të kromit.
Koncesionari ka ndryshuar emrin e regjistrimit në vitin 2007 nga shoqëria turke Ber – Oner Madencilik san.ve.tic.A.S, në Nesko Metal San.Tic.a.s.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.