Debate për nivelin e borxhit – Ahmetaj: Tendenca në ulje. Opozita: Po e rrisni

Diskutimet për deficitin, nivelin e borxhit dhe menaxhimin e financave publike janë shoqëruar me debate në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Gjatë prezantimit të zërit të borxhit dhe deficitit buxhetor, Ministri I Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh, se balanca primare pritet të shoqërojë dhe buxhetin e vitit të ardhshëm, çka do të thotë që qeveria nuk do të krijojë borxh të ri, por nuk la papërmendur edhe risqet.
Por këtë e kanë kundërshtuar deputetet e opozitës. Sipas Jorida tabakut, qeveria ka dështuar në menaxhimin e financave publike, ku gjatë viteve të fundit nuk ka rritur investimet por borxhin publik.
Në draft buxhetin e vitit të ardhshëm deficit buxhetor është parashikuar në masën 32.3 miliardë lekë, ose 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.