Debate për shifrat e punësimit – Tabaku, ministrisë: Po ‘fshihni’ fiskalen. Braçe: Na sillni borderotë
Të dhënat e punësimit, të raportuara nga Instituti i Statistikave për vitin 2018 janë kthyer në objekt debati mes deputetëve dhe përfaqësuesve të qeverisë, gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ekonomisë. Nënkryetarja, Jorida Tabaku akuzoi Ministrisë e Financave se po fsheh qëllimisht treguesit fiskalë për 6-mujorin, pasi punësimet e raportuara nuk reflektohen në rritjen e sigurime shoqërore dhe tatimi mbi të ardhurat personale.
Kreu i komisionit kërkoi publikimin e menjëhershëm të treguesve fiskalë, ndërkohë që për të qartësuar numrin real të punësimeve kërkoi borderotë përkatëse.
Të mërkurën, komisioni miratoi marrëveshjet për 3 kredi. Më konkretisht u miratua huaja prej 5 mln euro për arsimin profesional, 35.4 mln euro për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas dhe 50 mln USD për ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.