Debati i zgjedhjeve në Britani: Johnson kërkon Brexit/ Corbyn premton një referendum tjetër!
Kryeministri Boris Johnson u përball me kryetarin e opozitës, Jeremy Corbyn gjatë një debati televiziv, ndërkohë që të dy liderët ranë dakord për të përmirësuar dialogun politik për Britaninë. Megjithatë, debati ishte i ashpër, ndërkohë që Brexit ishte kundër argumenti për të dy liderët ndërsa hidhnin poshtë premtimet e njëri-tjetrit përpara zgjedhjeve të 12 Dhjetorit. Audienca u tall me këmbënguljen e Corbyn se pozita e tij për Brexit është e qartë, si dhe me pretendimin e Johnson se votimi duhet të bazohet tek e vërteta.
”E kam bërë të qartë pikëpamjen time. Do të kemi një referendum. Do të zhvillojmë negociata dhe do t’i bindemi rezultatit.”- është shprehur Jeremy Corbyn, lideri i opozitës në Britani.
Johnson ka premtuar zbatimin e marrëveshjes së Brexit që negocioi me Brukselin dhe të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian brenda disa muajve. Ai kishte premtuar më parë se nuk do të zgjaste me asnjë mënyrë afatin e 31 Tetorit, që ka kaluar tashmë. Corbyn kërkon të negociojë një tjetër marrëveshje dhe të kë popullin të vendosë nëpërmjet nje referendumi tjetër, ku qëndrimi në Bashkimin Europian do të jetë gjithashtu një opsion. Corbyn tha gjatë debatit se do të respektojë rezultatin e votimit, si do që të jetë.
Sipas sondazheve të YouGov, 51% të të anketuarëve thanë se Johnson ka performuar më mirë, ndërsa 49% bënë të ditur se Corbyn është më i fortë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.