Debati për ndihmën ekonomike, Rama: Përfitojnë për herë të parë 10063 familje të varfëra

Me skemën e re për ndihmën ekonomike, janë bërë pjesë 10063 familje të cilat deri më tani nuk ishin trajtuar padrejtësisht. Kryeministri Edi Rama sqaron nga Kuvendin përjashtimin e rreth 20 mijë familjeve nga skema ekonomike, pas interpelancës së kërkuar nga opozita.
“Nga këtë 20 382 të përjashtuar janë posedues automjetesh, kanë të ardhura, përftime pensioni, të cilat nuk i kanë deklaruar, pasi këto janë parakushte për të mos marrë ndihmë ekonomike. Këta që kërkojnë sot llogari për skemën e re të ndihmës ekonomike i jepnin vetes ndihmë ekonomike në bashkinë e Kukësit nga i pari tek i fundit. Më këto ndryshime që sollëm përmes zbatimit të reformës, është bërë e mundur që 18 mijë familje e 837 mijë familje që aplikojnë për herë të parë për ndihmë ekonomike që deri më tani ishin të përjashtuar. Janë 10063 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike, të cilat deri më tani janë përjashtuar për shkak të shtigjeve të mbyllura nga skema e vjetër”, tha Rama.
Me skemën e re kryeministri tha se janë hequr të gjitha burokracitë për familjet e varfëra.
“Ne e nisëm reformën menjëherë pasi hoqëm një sërë kriteresh duke përjashtuar televizorin, frigoriferin dhe bolierat. Llogaritë e të ardhurave të pensioneve apo të ardhurave nga emigracioni shërbenin për të përjashtuar shumicën e familjeve të varfra. Eliminuam çdo burokraci që merrte kohë për familjet e varfëra, 8 nga 9 dokumentet u hoqën. Këto ndryshime që ne sollëm përmes fillimit të zbatimit të reformës kanë mundësuar që mbi 18 mijë familje të aplikojnë për ndihmë ekonomike, ndërkohë që me skemën e vjetër ishin të përjashtuar. Në 2 muaj të skemës janë mbi 10 mijë familje që kanë përfituar ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtoheshin. Nëse deri më dje 15 mijë familje që merrnin nga 6 deri në 10 mijë lekë të vjetra në muaj, sot përfitojnë ndihmë ekonomike deri më 80 mijë lekë në muaj. Ndihma ekonomike shkon deri në 110 mijë lekë në muaj”.
(vijon…)
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.