Debati për Vetting-un/Rama nuk është çështje numrash! Basha: Po e sabotoni!
Personeli i organeve të Vettingut është kthyer në debatin e ditës mes opozitës dhe qeverisë. Kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë debatuar në distancë sa i përket Vettingut.
Më herët Komisioni i Ligjeve ka miratuar 110 punonjës staf për institucionet e Vettingut nga 185 të kërkuar. Por kryeministri Rama është shprehur se nuk është çështje numrash dhe se të gjitha kërkesat për këto institucione janë plotësuar. Në rastin konkret është plotësuar principi bazë për mbështetje ekstra për reformën
Kjo ka bërë që kreu i opozitës në një dalje për median të akuzojë kryeministrin se po saboton Reformën në Drejtësi duke mos plotësuar kërkesën për staf të institucioneve të Vettingut.
Ndërkohë me një status në Facebook ka reaguar edhe Petrit Vasili. Kryeministri tha se: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.
E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.
Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të përmbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë?”
Mbledhja e Parlamentit ditën e enjte pritet që të ketë debate mes qeverisë dhe opozitës ndërkohë që do të votohet edhe stafi i zgjedhur për Vettingun.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.