“Dedollarizimi” i ekonomisë ruse – Po i kushton vendit 8 miliard dollarë prej fuqizimit të valutës
Diversifikimi i rusisë larg dollarit amerikan po i kushton vendit rreth 7.7 miliardë dollarë, në vitin e parë të eksperimentit, për shkak të fuqizimit të valutës.
Banka Qendrore shtoi ekspozimin te valutat me performancë të dobët si euro dhe juani kinez, duke humbur rritjen me 6.5% të valutës së gjelbër.
Nëse institucioni do të kishte mbajtur strukturën e mëparshme të rezervës gjigante prej 531 miliardë dollarë, fitimet për vitin do të arrinin në një total prej 3.8%.
Sipas analistëve, kjo është kosto ekonomike e trajtimit të shqetësimeve gjeopolitike. Rusia braktisi thuajse gjysmën e rezervave në dollar, për t’u mbrojtur nga sanksionet.
Plani i presidentit Vladimir Putin për të hequr dorë nga valuta në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ishte pjesë e një strategjie të dedollarizimit të ekonomisë ruse dhe uljes së cënueshmërisë ndaj sanksioneve amerikane.
Diversifikimi e ka bërë Rusinë zotëruesin më të madh të rezervave në juan kinez në të gjithë botën, në rreth 70% të totalit.
Guvernatorja e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina, ka thënë më herët gjatë vitit se lëvizja ka qenë një hap i nevojshëm përballë rritjes së tensioneve gjeopolitike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.