Deeuroizimi i ekonomisë – Ahmetaj: Domosdoshmëri, së shpejti masa konkrete
Nisma e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë për uljen përdorimit të euros në ekonominë shqiptare është vlerësuar si domosdoshmëri nga Ministria e Financave. Ministri Arben Ahmetaj u shpreh, se politika monetare që të jetë e suksesshme duhet të mbështetet me masa konkrete edhe nga financat publike. Sipas tij, së shpejti do të ketë masa konkrete në zbatueshmërinë e kësaj nisme.
Gjatë një konference për mediat, Ministri Ahmetaj, foli po ashtu edhe për rritjen e pagës minimale. Sipas tij, brenda dy javëve do të ketë një vendimmarrje për masën e rritjes.
Ndër temat e diskutuara nga Ahmetaj ishte e shumëdebatuara rruga e “Arbrit”, që sipas tij, brenda muajit Qershor do të kemi një fitues dhe nisjen e punimeve brenda këtij viti.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.