Defekt tek linjat e OST 220 kV – OSHEE njofton: Është rikthyer energjia në disa zona, por ende po punohet për eliminimin e avarisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar mbi një defekt në dy linjat e OST 220 kV, Rrashbull–Fier dhe Elbasan–Fier, sot rreth orës 09:15 i cili shkaktoi blackout në pjesën më të madhe të nënstacioneve të OSSH, duke ndërprerë furnizimin me energji për abonentët në shumë zona të vendit.
Sipas njoftimit kanë mbetur pa energji nënstacionet Shkozet, Shijak, Manzë, Porto Romano e Vjetër, Golem, Kavaje, Plasmas, Rrogozhinë, Divjakë, Ballaj, Mërtish, Karavasta, Lushnje, Hysgjokaj, Jagodinë, Gorican, Ardenicë, Libofshë, Karavasta, Pojan, Hoxharë, Povelcë, Kafaraj, Fieri 1, Fieri 2, Patos, Matkë, Ciflik, Pobrat, Kuçovë, Kombinat Berat, Berat Burdullias, Uznovë, Poliçan, Bogovë, Çorovoda 1, Çorovoda 2, Krahës, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Vlora 1, Vlora 2, Tec Vlorë, Uji i Ftohtë, Radhimë, Orikum, Himarë, Smokthinë, Kocul, Amonicë, Kuç, Mifol, Amonicë, Gorisht.
OSHEE bën me dije se brigadat e OST janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e avarisë. Deri më tani është rikthyer furnizimi me energji në zonat Durrës, Golem, Lushnje, Fier, Vlorë, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rëndësisë së veçantë, si Spitale, Ujësjellës, Institucione etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.