Deficiti tregtar rritet në muajin shkurt. Partnerët kryesore janë rajoni dhe Kina, ulim volumin me vendet e BE-së
Në publikimin e muajit shkurt për tregtinë e jashtme nga Instituti Statistikave panorama ka ndryshuar për eksportin dhe importin në vendin tonë.
Në Shkurt 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u ulur me 0,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 4,4 %, në krahasim me Janar 2021.
Importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 0,9 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 15,0 %, në krahasim me Janar 2021.
Ndërsa deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 2,7 %, krahasuar me Shkurt 2020 dhe me 26,7 %, në krahasim me Janar 2021.
Situata paraqitet ndryshe për dymujorin e këtij viti ku në vlerë totale eksportet e mallrave arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 1,0 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 98 mld lekë, duke u rritur me 4,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.
Grupet që ndikuan pozitivisht në rritjen e eksporteve për muajin shkurt ishte grupi Ushqime, Pije dhe Duhan, grupi Produkte Kimike dhe Plastike, grupi Materiale Ndërtimi dhe Metale, grupi Makineri dhe Paisje Këmbimi si dhe grupi Të tjera.
Ndërsa për rritjen e importeve prej 0,9 %, krahasuar me Shkurt 2020, është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +4,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje.
Në muajin Shkurt 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2020 janë: Kosova (29,0 %), Greqia (23,2 %) dhe Kina (9,6 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (11,1 %), Spanja (45,6 %) dhe Gjermania (26,4 %).
Në muajin Shkurt 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Shkurt 2020 janë: Italia (7,2 %), Turqia (11,6 %) dhe Gjermania (12,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Greqia (4,2 %), Polonia (4,3 %) dhe Spanja (33,9 %).
Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së, Shkurt2021 Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 63,5 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,7 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (32,3 %), Turqia (7,5 %), Greqia (7,2 %) dhe Gjermania (6,8 %)
Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (9,8 %), Turqia (6,8 %) dhe Kina (9,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Greqia (8,3 %), Zvicra (6,8 %) dhe Rusia (52,8 %).
Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së, Shkurt2021
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 63,5 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,7 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (32,3 %), Turqia (7,5 %), Greqia (7,2 %) dhe Gjermania (6,8 %).
Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e parë 2021, me vendet e BE-së zënë 63,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (32,7 %), Turqia (7,4 %), Kina (7,3 %) dhe Greqia (7,2 %).
G.K / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.