Dëgjesë për tarifat $200 mld – Bizneset amerikane kundër: Dëmtohen konsumatorët
Ndërkohë që dëgjesa 6-ditore për 200 miliardë dollarë tarifa ndaj produkteve kineze vijon të zhvillohet, përfaqësuesit e bizneseve amerikane kanë shprehur shqetësimet e tyre se do të preken ndjeshëm nga kjo luftë tregtare.
Duke aktivizuar rritjen e tarifave për 50 miliardë dollarë produkte kineze, presidenti amerikan, Donald Trump ka këcënuar për tarifa të tjera që llogariten në rreth 200 miliardë dollarë.
Nëse këto tarifa shtesë do të vendosen, disa importe kineze, duke përfshirë mallra të përditshëm si ushqimin, veshmbadhjet dhe kozmetikën, do të tarifohet deri në 25%.
Ekspertët shprehen se tarifat, nëse aktivizohen, në thelb do të transmetohen te konsumatorët amerikanë dhe do të zhndërrohen në një taksë.
Sipas një studimi të ri nga Federata amerikane e Shitjeve me Pakicë, konsumatorët në SHBA do të paguajnë miliardë dollarë më shumë nëse këto detyrime do të imponohen.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.