Dëgjesë publike në Vlorë, Rama: Zyrat e shtetit do të jenë të qytetarëve

Turi 30 ditor i dëgjesave në të gjithë vendin ka mbërritur në ditën e 15.
Ndalesa e radhës e kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në qytetin e Vlorës, ku ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, për të ndërtuar “Shqipërinë që duam”, nëpërmjet bashkëqeverisjes.
Edi Rama është shprehur përpara qytetarëve se, investimi i katër viteve të ardhshme do të jetë që zyrat e shtetit të jenë zyra që u shërbejnë qytetarëve.
“Detyra jonë është të luftojmë armikun publik numër 1 të Shqipërisë sonë dhe të popullit shqiptar. Armiku publik numër 1 sot është parazit dhe grabitqari që rri me taksat e popullit në zyrat e shtetit dhe iu nxin jetën miletit. Ajo që duhet të bëjmë tani dhe duhet të investohen në 4 vjet është që zyrat e shtetit të jenë të njerëzve të zakonshëm”.
Ndërkohë, dëgjesat publike vijojnë në të gjithë vendin për të përgatitur bashkëqeverisjen me njerëzit në koalicionin e madh për “Shqipërinë që duam”.
Kjo mënyrë bashkëqeverisje është premtuar nga Rama pas fitores së thellë më 25 qershor.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.