Dëgjohen shpërthime në Kiev ndërsa bombardimet ruse zhdukin hotelin dhe energjinë elektrike në aeroportin e vendit!
Sulmet me raketa dhe ajrore ruse shkaktuan dëme në veri dhe jug të kryeqytetit ukrainas në orët e para të së shtunës, sipas zyrtarëve lokalë. Në Chernihiv, rreth 100 kilometra në veri të Kievit, hoteli Ukraine, një pikë referimi në qytet, u godit gjatë natës.
Dëshmitarë në vend janë shprehur se: ‘Armiku vazhdon të lëshojë sulme ajrore dhe raketore në qytetin e Chernihiv. Civilët po vdesin, shumë njerëz po plagosen. Armiku granaton infrastrukturën civile, ku nuk ka ushtri’. Chernihiv ka qenë i rrethuar nga forcat ruse për më shumë se një javë dhe video nga qyteti tregon dëme të përhapura nga raketat dhe sulmet ajrore.
Qyteti “nuk ka energji elektrike, pothuajse nuk ka ujë, gaz dhe ngrohje” dhe ndërsa përpjekjet për të rivendosur energjinë elektrike të premten ishin të suksesshme “armiku goditi përsëri një rrjet elektrik”. Videoja e mediave sociale nga Vasylkiv, në jug të Kievit, tregoi një deponi karburanti në zjarr pas një sulmi në orët e para të së shtunës, dhe aeroporti ushtarak atje duket se është dëmtuar rëndë.
Nataliia Balasynovych, kryebashkiaku i qytetit, tha në Facebook: “Sot rreth orës 7 të mëngjesit forcat armike bombarduan qytetin e Vasylkiv. Tetë raketa goditën, bombarduan aeroportin. Si rezultat i sulmeve me raketa, aeroporti u shkatërrua plotësisht, pista u shkatërrua.”
Ajo shtoi se “ka shpërthyer edhe një depo municioni. Municionet janë ende duke shpërthyer sepse njëra prej raketave ka goditur depon e municioneve. Është shkatërruar edhe magazina me karburante dhe lubrifikantë. Si rezultat, kapaciteti i aeroportit tonë është eliminuar plotësisht”.
Ministria ruse e Mbrojtjes kishte thënë më herët se një armë me precizion të lartë me rreze të gjatë goditi aeroportin ushtarak në Vasylkiv. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.