‘Dëgjohet zëri i studentëve’ – Nis sot Sondazhi Kombëtar i Studentëve, afati nga 16 Prill-2 Maj

Ka nisur ditën e sotme ka nisur në kuadër të Paktit për Universitetin, “Sondazhi Kombëtar i Studentëve”.
Ministria e Sportit dhe Rinisë njoftoi se nëpërmjet këtij Pakti të gjithë studentët në Shqipëri kanë për herë të parë mundësinë të shprehin mendimin e tyre në lidhje me cilësinë e mësimdhënies dhe mbështetjes institucionale që i ofrojnë IAL-të.Sipas njoftimit janë kontaktuar rreth 4200 studentë në 8 qytete dhe janë realizuar mbi 320 takime me anëtarë të grupeve të punës në 41 IAL. Sondazhi do të jetë i hapur nga data 16 Prill deri në 2 Maj.
100 mijë studentëve do t’u dërgohet linku nëpërmjet një e-maili që dërgohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, mbi nga ku mund të plotësojnë sondazhin online për vetëm 15 minuta.Sipas njoftimit ky sondazh është një mundësi reale për të transmetuar zërin studentor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.