Deklarata e Putin rrëzon Euron dhe Paundin – Presidenti rus: Negociatat e paqes me Ukrainën, “një rrugë pa krye”!

Euro po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi shpresat për paqe në Ukrainë duket se janë zbehur.
Presidenti i Rusisë, i përshkroi negociatat e paqes si “një rrugë pa krye”, ndërsa deklarata e tij rëndoi mbi paundin dhe euron, dy monedha që kanë qënë shumë të ndjeshme ndaj luftës në Ukrainë. Euro ka rënë drejt 1.08 dollarëve, ndërsa paundi po tregtohet në rreth 1.3 dollarë.
Njëkohësisht, edhe dollari australian dhe jeni japonez kanë pasur një tendencë në rënie, për shkak të rënies surprizë të importeve të Kinë. Importet e denominuara në dollarë ranë me 0.1%, gjatë marsit, për herë të parë që nga gushti i vitit 2020, kundrejt parashikimeve për një rritje me 8%.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 40 mijë dollarë, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 3050 dollarë.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.